Revista franceze e humorit “Charlie Hebdo” në faqen e parë të këtij numri ku në rend të ditës solli sulmin terrorist të realizuar në Spanjë, ka vendosur fjalinë “Islami, feja e përjetshme e paqes” duke e vendosur fotografinë e çastit të sulmit, e cila shkaktoi reagime të shumta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në faqen e parë të revistës e cila u botua sot, u tregua momenti i sulmit me automjet në Barcelonë dhe njerëzit të shtrirë në tokë dhe është vendosur fjalia “Islami, feja e përjetshme e paqes”.
Persona të shumtë reaguan dhe në rrjetet sociale publikuan mesazhe ku dënuan paraqitjen e përbashkët të Islamit dhe të terrorizmit nga revista si dhe atribuimi i sulmeve të DEASH-it te të gjithë muslimanët.
Në mesazhe u theksua se “Duke krijuar ndërlidhje mes Islamit dhe terrorizmit po synohet nxitja e urrejtjes ndaj muslimanëve.”
Duke iu rikujtuar revistës se në objektiv të sulmit ishin edhe muslimanët, përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se fyerja e fesë Islame nëpërmjet këtij akti i cili nuk miratohet nga 99 për qind e muslimanëve, tregon fytyrën e vërtetë të “Charlie Hebdo”.
Në një deklaratë lidhur me këtë çështje, ish-zëdhënësi i qeverisë franceze dhe deputeti Stephane Le Foll thotë se nuk i pranon këto deklarata dhe se i dënon ato.
Në një deklaratë për kanalin BFMTV, Le Foll, është shprehur se Islami është një fe e paqes dhe se përmendja e saj si një fe e vdekjes është tejet e rrezikshme.
Revista e cila tërheq vëmendjen me vizatime të cilët po shkaktojnë reagime dhe botime provokative, në vitin 2015 ishte sulmuar, ku humbën jetën 12 punonjës të saj. Revista më pas kishte vazhduar botimet e saj raciste dhe islamofobike dhe së fundmi ishte në gjykatë për shkak të mbulimit pas tërmetit të Italisë.