Shirat e dendur në Spanjë, të cilat goditën pjesën lindore dhe jugore të vendit dhe kryesisht Valencian më 29 tetor, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 220, kësaj radhe kanë goditur qytetin e Malagës, raporton Anadolu.
Ndërsa alarm i kuq ose portokalli u aktivizua në tetë rajone autonome të Spanjës për shkak të shirave të dendur, jeta është paralizuar në Malaga, në rajonin e Andaluzisë.
Në Malaga kanë rënë më shumë se 100 litra shi për metër katror, duke shkaktuar që të gjitha shkollat të mbyllen sot.
Zyrtarët e qeverisjes vendore njoftuan se më shumë se 3 mijë njerëz në rrethin Guadarhorce në Malaga, afër Lumit Campanillas, janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si masë paraprake dhe lajmëruan se spitalet dhe qendrat shëndetësore, përveç Departamentit të Emergjencave, mbahen gjithashtu të mbyllura.
Në qytet po ashtu janë mbyllur edhe disa qendra të mëdha tregtare pas lëshimit të alarmit të kuq, përveç muzeve, parqeve dhe zonave të hapura sportive, si dhe janë ndaluar treni me shpejtësi të lartë Madrid-Malaga dhe udhëtimet periferike në Malaga.
Siç raportohet, disa rrugë në qendër të Malagas dhe rrethet përreth janë të mbyllura për qarkullim për shkak të përmbytjeve, ndërsa qytetarët janë këshilluar të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk kanë punë urgjente.
Nga ana tjetër, pas Malagës, vendi më i prekur nga reshjet e dendura të shiut ishte qyteti Tarragona në rajonin e Katalonjës në lindje të vendit.
Disa rrugë janë mbyllur për trafikun edhe në Tarragona, ndërsa po ashtu edhe arsimi është pezulluar.
Në Spanjë aktualisht ka një alarm të fortë shiu në rajonet Andaluzi, Katalonjë, Galicia, Asturias, Valencia, Castile dhe Leon, Cantabria dhe Castile-La Mancha.
Meteorologët presin që reshjet e shiut të vazhdojnë deri në mesditën e nesërme.
Ndërkohë, shqetësime janë ngritur për reshje të dendura shiu në rajonin e Valencias, i cili pësoi dëme të mëdha nga përmbytjet dy javë më parë.
Mësohet se në Valencia, ku shkollat janë të mbyllura, deri më tani reshjet kanë qenë në nivele normale, por automjetet janë kufizuar për të qarkulluar.
Ndryshe, 224 persona humbën jetën nga përmbytjet në Spanjë më 29 tetor, prej të cilëve 216 vetëm në Valencia.
CLIMATE LOCKDOWNS BEGIN
SPAIN: Same playbook as Covid psyop: create mass psychosis using a “shock” event (e.g. Valencia floods) to implement draconian restrictions and to further Agenda 2030 goals.
People are snitching on each other for driving in the rain or going for a walk… pic.twitter.com/CThl6GCLIu— Robin Monotti (@robinmonotti) November 14, 2024