Një pjesë e lagjes Bregu i Diellit, një e Velanisë dhe një e Matit 1, aktualisht janë pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet.
KOSTT-i ka njoftuar se ekipet e tyre sot nga ora 13:00 kanë filluar realizimin e intervenimit të domosdoshëm në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 për të eliminuar prishjen e paraqitur në ditën e Shtunë në kabllot 10 kV të transformatorit TR 3.
“Aktualisht ekipet e KOSTT të mbështetur dhe nga ekipet e KEDS po punojnë intenzivisht për eliminimin e defektit në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët e komunës së Prishtinës që janë prekur nga kjo prishje. Aktualisht furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike nga transformatori TR1 (27 MË) në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 po vazhdon, derisa konsumatorët që furnizohen nga transformatori TR 3 apo 16 MË aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.
KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike deri në eliminimin e plotë të defektit për të siguruar furnizim të mëtutjeshëm të qëndrueshëm dhe stabil.