Sërish lëkundje tërmeti në Meksikë

Meksika është lëkundur sërish nga një tërmet i fuqishëm, njoftojnë mediat ndërkombëtare. Instituti Amerikan i Sizmiologjisë bën të ditur se lëkundja e re e tërmetit ishte me magnitudë 6.2 me epiqendër në shtetin e Oaksakës, në një thellësi prej 32 kilometrash.

Zona e goditur ndodhet 400 kilometra në juglindje të qytetit të Meksiko City. Banorët e kryeqytetit u shprehën se kanë ndjerë ndërtesat që lëkundeshin fort.

Edhe më herët gjatë javës Meksika është goditur nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar 285 viktima. /MESAZHI/