Kompania do të prodhojë një milion konzola më pak se sa ishte parashikuar më parë.
Sony Play Station 5 mund të mos jetë në gjendje të thyejë rekordin e modelit PS4, kur bëhet fjalë për shitjet gjatë vitit të parë që nga lëshimi i tij. Arsyeja është mungesa e komponentëve.
Kompania, sipas Bloomberg, uli parashikimet e mëparshme nga 16 në 15 milionë konzola të prodhuara.
Situata do të ndikojë negativisht edhe tek përdoruesit, veçanërisht gjatë sezonit të ardhshëm të festave, kur do të jetë dukshëm më e vështirë për të blerë një PlayStation 5.
Sony thuhet se ka probleme me pjesët e përdorura për montimin e konzolës, por edhe me logjistikën dhe shpërndarjen.
Deri në mars, Sony planifikoi të shesë 14.8 milionë konzola PlayStation 5 dhe zhvillimet e reja të sistemit mund t’i rrezikojnë këto plane.