Konsolidimi demografik i shqiptarëve në Maqedoni është bërë tmerri i mediave fqinje.
Frika e shtypit serb se në Maqedoni po krijohet dalëngadalë shteti i tretë shqiptar ka sjell edhe analiza e projeksione për shtrirjen etnike të shqiptarëve në këtë shtet, transmeton konica.al gazeta Lajm e Maqedonisë.
Derisa të dhënat e regjistrimit të vitit 2002 tashmë konsiderohen si tejet të vjetruara dhe pak të besueshme, shqiptarët me fitoren në Kërçovë në vitin 2013 dhe në Dollnen, në zgjedhjet lokale të këtij viti, kanë krijuar një bllok të fortë që shtrihet edhe në zemër të Maqedonisë.
Portali serb ‘srbijadanas’ ka publikuar një hartë të përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni, ku bie në sy mbizotërimi në Çashkë dhe Dollnen, komuna këto në Maqedoninë qendrore.