Ministrja për Dialog, Edia Tahiri, ka vlerësuar se pretendimet e Serbisë për një dialog të përgjithshëm ndërmjet popullit serb dhe atij shqiptar, për të arritur një paqe mes tyre, janë false.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka bërë me dije se në këtë mënyrë Qeveria serbe po rishfaq rrezikshëm projektin e saj hegjemonist për Serbinë e madhe.
Sipas saj, Qeverisë serbe nuk i interesojnë raportet e mira në mes dy kombeve.
Ajo ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kushti themelor për të arritur një kapitull të marrëdhënieve paqësore në mes të shqiptarëve dhe serbëve.