“Serbia nuk ka gjasa të hyjë në BE para 2027”

 

Epoka e artë e zgjerimit të BE-së ka mbaruar, dhe Serbia, një nga 10 vendet pretendente, nuk do të mundet për t’iu bashkuar unionit para vitit 2027.

Kështu shkruhet në Websajtin Politico.eu.

Kështu, Serbia ka shanse prej “rreth 80% të bashkohet” në union, duke qenë se shihet “forcë stabilizuese” sic e ka përshkruar edhe Komisioni i cili vlerësoi vendin për legjislacionin.

Në anën tjetër, Komisioni vlerësoi se nuk ka pasur asnjë progres për luftimin e korrupsionit, dhe se mosnjohja e shtetësisë së Kosovës është kundër frymës dhe normave të BE-së.

Politico.eu shkruan se Shqipëria mund të jetë befasia e kësaj gare të anëtarësimit, pasi është tashmë anëtare e NATO-s, dhe se është një shtet  pothuajse i lirë nga komplikimet e luftërave jugosllave të viteve 90′. /MESAZHI/