Qeveria e Serbisë ka miratuar një vendim për të anuluar të gjitha pasojat ligjore të akteve dhe veprimeve të institucioneve në Prishtinë në lidhje me pozitën ligjore dhe faktike të Trepçës, ka thënë kryeministri Aleksandar Vuçiq.
“Ne jemi detyruar që ta sjellim një vendim të tillë, sepse ne duam të vazhdojmë të punojmë për Trepçën”, tha kryeministri në një konferencë shtypi, transmeton lajmi.net.
Vuçiq shtoi se Trepça është jetike për veriun e Kosovës.
Ai tha se Qeveria e Serbisë e ka miratuar propozimin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, për pjesën më të madhe.