Në nëntor të vitit të ardhshëm sërish do të votohet për pranimin e Kosovës në UNESCO. Herën e fundit Kosova nuk mori anëtarësimin për tri vota. Deri atëherë, a do të ketë Serbia në dorë ndonjë “qengj” për të parandaluar serish pranimin e Kosovës në këtë organizatë?
Kështu shkruajnë mediat serbe. Ka kaluar një vit i plotë që nga përpjekja e parë e Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s.Qe atëherë ka filluar lobimi parandalues i Serbisë, por edhe lobimi i shqiptarëve të Kosovës për të provuar të njëjtin skenar i cili do të jetë në nëntor të vitit të ardhshëm, pasi Asambleja e Përgjithshme e organizatës mbahet çdo dy vjet, shkruan B92.“Tre vota i munguan Kosovës për të arritur qëllimin – pranimi në UNESCO.
Një fitore e vogël diplomatike shkoi në favor të Serbisë, por vendosja e fatit të manastireve serbe dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë është ende aktuale”, shkruan B92.Veljko Odaloviq nga Ministria serbe e Punëve të Jashtme thotë, se ajo që ishte karakteristikë e përpjekjes së fundit të Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s është se ata kishin një grupe shumë të forta ndikues dhe nuk e arritën atë (anëtarësimin).
“Administrata amerikane ishte seriozisht e organizuar në atë zonë dhe ai ishte presion i madh mbi shtetet anëtare që ta mbështetshin këtë anëtarësim dhe besoj se për këtë arsye administrata e re ka qëndrime të ndryshme”, thotë Odaloviq.
Pikërisht ndryshimet në administratën e SHBA-së, mund të ketë ndikim shumë të gjerë mbi çështjen e pranimit të mundshëm të Kosovës në UNESCO.“Shqiptarët do të aplikojë për UNESCO-n edhe në qoftë se nuk marrin dritën jeshile nga amerikanët. Tani neve na mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë pas 20 janarit, kur Trump vjen në pushtet dhe cila do të jetë politika e tij”, thotë historiani serb Aleksandar Rakoviq.Pala serbe thekson se do të ketë edhe raste individuale për të penguar pranimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.
Gjatë këtij muaji Kosova ka dështuar të bëhet pjesë e INTERPOL-it.
Rakoviq thekson se duhet të punohet shumë me vendet e vogla të cilat kanë votë të barabartë sikur vendet e mëdha dhe se me ato duhet të bisedohet.Pranimi i mundshëm i Kosovës në UNESCO, për presidencën serbe do të jetë shenjë se është koha për t’i ndaluar negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, shkruan B92.
Tomisllav Nikoliq, ka thënë se do të ishte hipokrizi e shteteve të caktuara që insistojnë në dialog dhe që insistojnë në shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë.