I arrestuari para disa ditësh në Serbi, Agim Gjocaj është liruar sot nga autoritetet serbe ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Nezir Mehmetajt që po mbahet në burgjet serbe.
Në reagimin e MPJD-së njoftohet se është liruar Agim Gjocaj ndërsa kanë kërkuar lirimin e Mehmetajt i cili tash e 10 muaj po mbahet në burgjet serbe, shkruan lajmi.net.Sipas kësaj ministrie, sjelljet e tilla janë në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të Brukselit dhe në kundërshtim me marrëveshjen e zotimeve në Uashington.Ky është reagimi i plotë i MPJD-së:Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), njofton se Serbia ka liruar Agim Gjocajn, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të Nezir MehmetajtGjocaj u arrestua rreth dy javë më parë në mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë, ndërsa shtetasi tjetër Kosovar, Nezir Mehmetaj vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj.MPJD bën thirrje që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, e ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë.Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik. Këto veprime, janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste. Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana, MPJD i përsëritë thirrjet që shtetasit e Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarët nga diaspora t’i shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre, me akuza të motivuara politikisht.