Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Serbi: Studentët në protestë para radiotelevizionit publik, tentojnë të pengojnë transmetimin e...

Serbi: Studentët në protestë para radiotelevizionit publik, tentojnë të pengojnë transmetimin e drejtpërdrejtë

Një numër i madh studentësh dhe qytetarë në Beograd kanë protestuar mbrëmjen e së enjtes para ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), ku ata tentuan të pengojnë transmetimin e Ditarit të Dytë të orës 19:30, raporton Anadolu.

Protesta para RTS-së u caktua për shkak se studentët pretendojnë se transmetuesi publik nuk raporton për aktivitetet e tyre, si dhe se për raportimin se paguhen për protestat.

Transmetuesi publik ka raportuar për protestën e sotme në minutën e 16-të të edicionit të lajmeve “Ditari” pas disa raportimeve, por edhe në faqen e tij.

“Studentët bllokuan parkingun dhe rrugën Takovska para objektit të RTS-së. Një pjesë e studentëve u drejtuan drejt Aberdarevës dhe hyrjes tjetër të objektit të RTS-së, duke thirrur ‘studentët bllokojnë, punëtorët në grevë’ dhe kërkojnë të jenë në programin e drejtpërdrejtë”, tha RTS-ja.

Ata u përpoqën të bëjnë sa më shumë zhurmë në protestën e sotme me bilbila, tenxhere dhe instrumente goditëse, si ajo e mbrëmjes së kaluar para Presidencës kur foli presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Studentët po bllokojnë një numër të madh fakultetesh dhe rektorate në gjithë Serbinë, duke kërkuar hapjen e të gjitha dokumenteve për rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën më 1 nëntor si rezultat i shembjes së një pjese të ndërtesës, arrestimin e përgjegjësve dhe atyre që sulmuan studentët gjatë protestave, si dhe lirimin e të gjithë aktivistëve.

Exit mobile version