Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Serbi, një shtëpi e pleqve përfshihet nga zjarri, humbin jetën tetë persona

Serbi, një shtëpi e pleqve përfshihet nga zjarri, humbin jetën tetë persona

Një zjarr që shpërtheu herët këtë mëngjes në një shtëpi pleqsh në periferi të Beogradit shkaktoi vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve, transmeton Anadolu.

Nemanja Staroviq, Ministër i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, tha për RTS se dyshojnë që zjarri është vënë qëllimisht.

Zjarri që përfshiu shtëpinë e pleqve në Veliki Bork është shuar me reagim emergjent nga zjarrfikësit dhe është konfirmuar se 13 persona janë shpëtuar nga zjarri.

Autoritetet u alarmuan në orën 03:22 të mëngjesit të së hënës, dhe pas mbërritjes në vendngjarje, anëtarët e Sektorit të Situatave Emergjente të Ministrisë së Brendshme të Serbisë gjetën zjarrin që digjej në fazën e tij flakëruese.

Exit mobile version