Serbi nga Vranja, shet veshkën për ta paguar rrymën, borxhi i tij është 1 milion dinarë

Goran Misic nga Vranja vendosi ta shiste veshken e tij ne menyre qe femijet e tij te mos jetonin ne erresisre. Elektrodistribucija thone se me ligj nuk mund ta falin borxhin.

Sipas Misic, borxhi i energjise elektrike daton qe nga viti 2005 dhe eshte i vjetruar. Ai thote se nuk e ka bere per arrogance por per varferi, dhe thote se rryma i eshte çkyqur pa vendim te gjykates dhe pa pranine e tij. Fillimisht borxhi ishte 600 mije dinare dhe me kalimin e viteve u rrit ne nje milion per arsye te mos pageses.

Doja të paguaja kur merrja pagen nga firma. Unë nuk e bëra borxhin me qëllim, paratë që merrja ishin të mjaftueshme vetem për të ushqyer. Gruaja ime nuk punonte ate kohe, ajo filloi të punojë një vit më parë. Ndërmarrja për të cilën kam punuar falimentoi, motra që jeton me ne gjithashtu humbi punën e saj – thotë Misiç.

I kerkova EPS-it qe te vendosin nje ore te re ne emrin tim, doja qe ta jap te gjithe pagen e gruas 30 mije dinare ose te merrja kredit, dhe te paguaja disi qe ta zvogelohet borxhi. I ofrova qe te paguaj vitin e fundit dhe kyçjen por ata nuk pajtohen me asgje – thote Mishiq.

Ateher ai vendosi qe menyra e vetme per te ndihmuar familjen e tij ishte shitja e veshkes per dikend qe ka nevoje, tha ai.

Do te pres nese dikush ka nevoje per veshke keto dite, nese jo do te hy ne greve urie, nuk di se cfare te beje tjeter.