Kryetari i delegacionit të Prishtinës, Ibrahim Makolli; kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur të Qeverisë së Serbisë dhe njëherësh shef i delegacionit serb, Veljko Odaloviç; si dhe kryetari i Grupit Punues, Fabian Bourdieu, vizituan sot minierën në Kizhevak afër Rashkës, ku filloi procesi i zhvarrosjes së mbetjeve mortore të personave që llogariten si të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas 5 vjetësh gërmimi, me ndihmën e imazheve satelitore pas 5 vjetësh gërmimi u gjetën gjurmët e 15 deri në 17 trupave dhe sipas kreut të delegacionit serb Odaloviç, ky proces është transparent që nga fillimi, zhvillohet në kuadër të Grupit Punues për personat e zhdukur në Kosovë dhe është dakorduar gjatë dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Ky është një nga varrezat e zhvendosura në Republikën e Serbisë që po përpunojmë sot. Deri më tani, 907 trupa kanë qenë në varreza të zhvendosura në Batajnicë, Petrovo Selo, Peruçë dhe Rudnicë. Mund të supozojmë se këtu ka midis 15 dhe 17 trupa dhe procesi i zhvarrosjes dhe identifikimet do të jep përgjigje se persona janë dhe kush janë”, tha Odaloviç, duke shtuar se puna e ekspertëve në këtë vend do të vazhdojë në përputhje me kushtet e motit.
Zyrtari i Qeverisë së Serbisë gjithashtu tha se pret që Prishtina në këtë periudhë do të marrë pjesë në aktivitetet e drejtpërdrejta në lokacionet që janë me interes për Beogradin.
Sipas tij, familjet e viktimave janë ato që bëjnë pyetje nga Beogradi dhe Prishtina në të njëjtën gjuhë dhe në mënyrë të njëjtë, duke shtuar se kjo është pyetja dhe pasoja më e vështirë e të gjitha konflikteve të armatosura në rajon.
“Ne duhet të kemi parasysh se familjet, edhe të njërës edhe të palës tjetër, presin shumë më tepër nga ne në krahasim me ato që ofrojmë aktualisht. Ne jemi të kufizuar nga mungesa e informacioneve dhe lokacioneve të reja që mund t’i kërkojmë”, tha Odaloviç, duke shtuar se ky proces është shumë i rëndësishëm për stabilizimin e përgjithshëm të situatës dhe besimin e ndërsjellë midis serbëve dhe shqiptarëve.
I pyetur se kur pritet të fillojnë gërmimet në dy vende të tjera, në Kozarevë pranë Novi Pazarit dhe në Shtavalj afër Sjenicës, ai tha se pas një kontrolli më specifik me autoritetet hetuese dhe me ndihmën e dëshmitarëve, lokacioni përafërsisht do të përcaktohet dhe në pranverën e vitit të ardhshëm mund të përgatiten procedurën dhe të kontrolluar lokacionin pranë Novi Pazarit.
Përfaqësuesi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe kryetari i Grupit Punues për Personat e Zhdukur në Kosovë, Fabian Bourdieu, vlerësoi se kërkimi për personat e zhdukur është një punë komplekse dhe se përpjekjet e përbashkëta, si në rastin e Kizhevakut, mund të arrijnë rezultate.
Ai kujtoi se, me sugjerimin e ekspertëve të forenzikës, Kryqi i Kuq mori imazhe ajrore nga SHBA, të cilat ishin thelbësore për përcaktimin e vendndodhjes së mbetjeve mortore.
“Ky zbulim nënvizon rëndësinë e mbledhjes së informacionit mbi personat e zhdukur nga arkivat kombëtare dhe ndërkombëtare ose nga dëshmitarët. Sipas mekanizmit të Grupit Punues që nga viti 2004 dhe falë përpjekjeve të të dy palëve, më shumë se 1.800 njerëz janë identifikuar dhe eshtrat e tyre u janë dorëzuar familjeve të tyre” tha ai Bourdieu, duke shtuar se në periudhën e ardhshme, shumë familje do t’i japin fund agonisë së kërkimit të të dashurve të tyre.
Kreu i delegacionit të Prishtinës, Ibrahim Makolli, tha se bëhet fjalë për një lokacion ku u gjetën të vrarët dhe të masakruarit të cilët janë transferuar në këtë vend në mënyrë që të mbulohej ky krim, duke shtuar se u desh shumë kohë, përpjekje dhe punë për të gjetur këtë lokacion.
“Ne jemi së bashku jo vetëm këtu, por në të gjitha vendet ku personat e zhdukur po kërkohen. Ne e gjetëm këtë lokacion me ndihmën e imazheve satelitore dhe shpresojmë se kjo do të na ndihmojë të gjejmë lokacione të tjera me mbetje mortore. Duke pasur parasysh deklaratat e politikanëve në Beograd, ne besojmë se ka më shumë zona me varre masive në Serbi që ne do t’i trajtojmë së bashku në të ardhmen, ashtu siç kemi pasur aktivitete në njëzet vitet e fundit për të gjetur mbetje në territorin e Kosovës “, tha Makolli.
Ai shtoi se autoritetet në Prishtinë janë të përkushtuara për gjetjen e çdo personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe se ky proces nuk duhet të politizohet.
“Kjo është një çështje absolutisht humane dhe kështu do ta trajtojmë atë. Ata që i kryen këto krime duhet të marrin dënimet e merituara”, theksoi Makolli.
Përveç organeve kompetente shtetërore dhe ekipit të ekspertëve kriminalistikë nga Republika e Serbisë të cilët menaxhojnë aspektin mjeko-ligjor, të pranishëm si vëzhgues janë edhe ekspertët nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, EULEX, si dhe delegacioni i Prishtinës i Grupit Punues për Personat e Zhdukur.
Siç u theksua gjatë deklaratave për media, do të merren mostra për analizën e ADN-së nga të gjitha mbetjet mortore të zhvarrosura nga ky vend, që do të mundësojë identifikimin e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, 1.643 njerëz ende llogariten si të zhdukur në konfliktin në Kosovë.