Serbi, 9 të vdekur dhe 389 raste të reja me COVID-19

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 9 persona si pasojë e koronavirusit (COVID-19) ndërsa janë shënuar 389 raste të reja me virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat zyrtare thonë se numri i personave të hospitalizuar me COVID-19 është 4.776, prej të cilëve 187 janë në respiratorë.

Deri më tani nga koronavirusi në Serbi kanë humbur jetën 461, ndërsa përqindja e vdekshmërisë është 2,25 për qind.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 20.498, ndërsa janë testuar gjithsej 542.136 persona.