Serbi, 6 persona humbën je’tën nga zjarri në një shtëpi

Gjashtë persona, mes të cilëve 4 fëmijë, kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Novi Sad të Serbisë, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, në lagjen Salajka të Novi Sadit shpërtheu një zjarr në një shtëpi gjatë natës. Zjarrfikësit që dolën në vendngjarje kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe e kanë shuar pas një ndërhyrjeje 2-orëshe.

Ekipet e policisë, pas punimeve të shtëpisë së djegur, konstatuan se 6 persona, mes tyre 4 fëmijë që humbën jetën janë nga e njëjta familje.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se janë fokusuar në dyshimin se zjarri është shkaktuar nga karikimi i një skuteri elektrik dhe se trupat e atyre që humbën jetën janë dërguar për obduksion.