Serbi, 20 të vdekur dhe 1.366 raste të reja me COVID-19

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 20 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 1.366 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.020, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 395.263.

Aktualisht janë hospitalizuar 4.088 persona, ndërsa 143 persona janë në respiratorë.

Nga dje, 7.893 persona janë testuar, duke e çuar në 2.617.473 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.