Serbi, 10 të vdekur dhe 409 raste të reja me COVID-19

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur 10 persona ndërsa janë shënuar 409 raste të reja me virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në spital janë të shtruar 4.575 persona ndërsa gjithsej janë regjistruar 22.852 raste me COVID-19.

Nga dita e djeshme janë testuar 10.634 persona, prej tyre 409 rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit.

Në respiratorë janë 167 pacientë ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 10 persona. Numri i viktimave është rritur në 518.

Deri më tani janë testuar 601.984 qytetarë.