Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop mori pjesë në Konferencën e 4-të të Platformës Ndërparlamentare të Jerusalemit të mbajtur në kryeqytetin Ankara, ku tha: “Teza jonë për kauzën palestineze është e qartë. Ne gjithmonë mbështesim shtetin e lirë dhe të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.”
Shentop deklaroi se për myslimanët Jerusalemi është kibla e parë e Islamit dhe tha: “Turqia do të jetë gjithmonë kundër ndryshimit të statusit historik, fetar, politik dhe juridik të Jerusalemit. Teza jonë është e qartë në kauzën palestineze. Ne gjithmonë mbështesim shtetin e lirë dhe të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.“
Mustafa Sentop, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë deklaroi se ata e shohin çështjen e Jerusalemit si një çështje të gjithë njerëzimit. /trt