Senegali në një krizë të madhe, presidenti refuzon përgjegjësinë

Macky Sall

Presidenti senegalez Macky Sall hodhi poshtë këtë të mërkurë përgjegjësinë për krizën në të cilën u gjend vendi i tij, pas shtyrjes së zgjedhjeve. Sall tha se ai “nuk bëri asgjë të gabuar“, raporton BBC.

Sipas tij, këtë vendim nuk e ka marrë i vetëm, por ka reaguar ndaj shqetësimeve të deputetëve. Kriza shpërtheu kur vetëm tre javë para zgjedhjeve presidenciale, që do të mbaheshin më 25 shkurt, presidenti Sal njoftoi se ato do të shtyhet, e cila më pas u miratua nga parlamenti.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Senegalit e rrëzoi atë vendim dhe njoftimi shkaktoi përleshje të dhunshme midis policisë dhe protestuesve në të gjithë vendin, në të cilat humbën jetën tre persona.

Kritikët e kanë akuzuar presidentin se dëshiron të zgjasë sa më shumë qëndrimin e tij në pushtet, gjë që ai e mohoi, duke thënë se shtyrja e zgjedhjeve ishte e nevojshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi të drejtën e kandidatëve të tjerë presidencialë.

Zgjedhjet e reja janë planifikuar të mbahen të dielën, më 24 mars.

Sal përfundoi dy mandate të plota si president i Senegalit, që është maksimumi sipas kushtetutës aktuale. Ai tha se opozita e ka “fryrë” problemin për hir të qëllimeve të saj politike.

Sal tha në një intervistë për BBC se kishte një fushatë mediatike të drejtuar kundër Senegalit dhe presidentit të tij, sepse “vetëm një muaj” do të kalojë nga data fillestare e zgjedhjeve dhe momenti kur do të mbahet votimi. /abcnews