Senegal, erërat e forta në kryeqytetin Dakar formuan valë gjigante

Valë gjigante u krijuan në kryeqytetin Dakar të Senegalit për shkak të erërave të forta, raporton Anadolu.

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil dhe Meteorologjisë (ANACIM) paralajmëroi se erërat e forta përgjatë vijës bregdetare të vendit mund të krijojnë valë gjigante.

ANACIM sugjeroi që të shmangen aktivitetet në det.

Derisa lartësitë e valëve arritën në 2,5 metra në disa vende në Dakar, sërfistët shijuan valët gjigante pavarësisht paralajmërimeve.

Ndërkaq disa peshkatarë nuk peshkuan për shkak të valëve.