Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Senatorët amerikanë thirrje Bidenit të “ndalojë dërgimin e armëve për Izraelin”

Senatorët amerikanë thirrje Bidenit të “ndalojë dërgimin e armëve për Izraelin”

Në SHBA një grup prej 8 senatorësh i kryesuar nga senatori i pavarur i Vermontit, Bernie Sanders i dërguan letër presidentit Joe Biden dhe i bënë thirrje të “ndalojë furnizimin me armë për Izraelin”, transmeton Anadolu.

Letra e nënshkruar krahas Sanders edhe nga 7 senatorë demokratë nga Senati Amerikan, u shtua në mesin e thirrjeve politike të bëra ndaj Bidenit për çështjen e Gazës.

Senatorët në letër theksuan se qeveria izraelite pengon mbërritjen e ndihmave humanitare për Gazën dhe shkel rrënjësisht marrëveshjet ndërkombëtare lidhur me këtë.

Duke iu referuar ligjit të SHBA-së për shitjen e armëve ndaj vendeve të treta se “nuk mund të ofrohet mbështetje ndaj vendeve që pengojnë ndihmat humanitare”, senatorët bënë thirrje që t’i jepet fund menjëherë furnizimit me armë për Izraelin.

Dërgimi i armëve nga administrata e SHBA-së për qeverinë e Benjamin Netanyahut nuk është në përputhje me ligjet amerikane, nënvizuan senatorët të cilët thanë se në Gaza duhet të dërgohen ndihma humanitare urgjente.

Senatorët amerikanë në letër theksuan se “Ligjet federale janë të qarta. Urgjenca e krizës në Gaza është e qartë dhe po ashtu e qartë është se kryeministri Netanyahu ka injoruar vazhdimisht shqetësimet e SHBA-së për këtë çështje”.

Exit mobile version