Senati amerikan rrëzon përpjekjen e Bernie Sanders për të ndaluar dërgesat e armëve në Izrael

Bernie Sanders

Senati i SHBA-së hodhi poshtë përpjekjen e senatorit Bernie Sanders për të ndaluar shitjen e 8.8 miliardë dollarëve armë Izraelit, duke përfshirë mbi 35,000 bomba të fuqishme. Projektligji i parë u rrëzua me 82 vota kundër dhe 15 pro, të gjitha nga demokratë.

Sanders paralajmëroi se armët amerikane janë përdorur në sulme ajrore të paligjshme që kanë shkaktuar mijëra viktima civile në Gaza. Ai gjithashtu akuzoi lobin pro-izraelit AIPAC se ndëshkon financiarisht politikanët që kundërshtojnë politikën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.