“Sëmundje kancerogjene”, ankohet kryesindikalisti i KEK-ut: Punëtorëve po u rrezikohet shëndeti

Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut, ka adresuar një numër të madh ankesash për kushtet e punës dhe rreziqet që u kanosen vazhdimisht punëtorëve të kësaj kompanie.

Këta të fundit janë tejet të ngarkuar me punë, punë kjo që posedon kushte të dobëta të punës.

Përveç kësaj, Llumnica është ankuar edhe për pagat e ulëta si dhe mbingarkesën e punës në ndërmarrjen gjegjëse energjetike.

Këtu kujtoi edhe numrin e vdekjeve, gjithsej 35 sosh, për të cilat dyshohet të jenë profesionale, pra që janë fituar gjatë procesit të punës.

“Kemi mungesë të jashtëzakonshme të stafit në KEK. Është një sfidë e jashtëzakonshme. Puëntorët po sfidohen edhe me rreziqe të shëndetit. Në vitin 2021, i kemi pasur rreth 35 raste të vdekjeve, që ne dyshojmë që janë sëmundje profesionale që i marrin gjatë procesit të punës, duke pasur parasysh pluhurin, gazrat helmuese e elementet kimike që janë në KEK. Pagat e vogla në krahasim me punën që e bëjmë.”, tha Llumnica në Kanal10