Ballina Jeta Shëndetësi Sëmundja e Hashimotos, si ndihmon mënyra e të ushqyerit dhe stili i...

Sëmundja e Hashimotos, si ndihmon mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës

Kjo është një sëmundje autoimune që dëmton tiroiden, duke shkaktuar prodhim të pamjaftueshëm të hormoneve.

Tiroidja është një gjendër endokrine që ndodhet në pjesën e qafës dhe sekreton hormone që prekin pothuajse çdo sistem organesh. Ajo gjithashtu kontrollon metabolizmin dhe procesin e rritjes. Simptomat e këtij çrregullimi mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës edhe kur trajtoheni me medikamente. Hulumtimet tregojnë se krahas mjekimeve, ndryshmet në regjimin ushqimor dhe në stilin e jetesës mund të përmirësojnë në mënyrë drastike simptomat. Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me ndryshimet në të ngrënë dhe në stilin e jetesës që kanë më shumë gjasa të jenë më fytdhënëse.

Si ndikon regjimi ushqimor dhe mënyra e jetesës tek kjo sëmundje?

Regjimi ushqimor dhe mënyra e jetesës luajnë një rol jetik në menaxhimin e këtij çrregullimi. Studimet sugjerojnë se inflamacioni mund të jetë një faktor shtytës pas gamës së gjerë të simptomave të Hashimotos. Dhe tashmë dihet se një regjim ushqimor jo i shëndetshëm ndikon në rritjen e inflamacionit në trup.

Duke qensë se njerëzit me sëmundjen e Hashimotos kanë një rrezik më të lartë të rritjes së kolesterolit, obezitetit dhe diabetit, këto ndryshime janë të nevojshme për të reduktuar këto rreziqe.

Plus, ato mund të ndihmojnë në ngadalësimin ose parandalimin e dëmtimit të tiroides. AgroWeb.org ju jep më poshtë disa këshilla të bazuara në prova të kryera për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjes së Hashimotos.

Simptomat

Për shkak se sëmundja e Hashimotos prek pothuajse çdo sistem organesh në trupin tuaj, ajo shoqërohet edhe me një sërë simptomash.

Ato janë:

shtim në peshë
lodhje ekstreme
përqendrim i ulët
dobësim i flokëve
lëkurë e thatë
ritëm i ngadaltë ose i parregullt i zemrës
presioni i lartë i gjakut
thonj të brishtë
kapsllëk
dhimbje qafe ose ndjeshmëri e tiroides
depresion dhe ankth
çrregullim i ciklit menstrual
pagjumësi

Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet në mënyrën e duhur, mund të shkaktojë efekte anësore serioze dhe madje edhe vdekje.

Ushqimet që duhet dhe nuk duhet të konsumoni.

Një regjim ushqimor i pasur me lëndë ushqyese mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë së simptomave dhe përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm.

Përqendrohuni në konsumin e frutave, perimeve, drithërave të plota, barishteve, arrorëve, në konsumin e yndyrnave të shëndetshme dhe proteinave shtazore.

Shmangni konsumin e ushqimeve dhe pijeve me sheqer të pëpunuar, ushqimeve të skuqura, mishit të përpunuar dhe drithërave që përmbajnë gluten.

Megjithëse këto rekomandime mund të ndihmojnë shumë individë, është e rëndësishme të eksperimentoni për të gjetur metodën më të mirë për ju.

Puna me një dietolog të specializuar në sëmundjet autoimune, si sëmundja e Hashimotos, mund t’ju ndihmojë të kufizoni ushqimet problematike dhe të vendosni një model të ushqyeri që do t’ju ndihmojë.

Ndryshime në stilin e jetesës që mund të ndihmojnë.

Gjumi i bollshëm, reduktimi i stresit dhe kujdesi për veten, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ata me sëmundjen e Hashimotos.

Meqenëse simptomat e kësaj sëmundjeje mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës dhe shëndetin tuaj mendor, sigurohuni që të gjeni një mjek të cilit i besoni.

Exit mobile version