Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se 10 të diplomuarit në Akademinë Policore në Turqi janë të papunë.
Selimi në këtë mbledhje ka thënë ata u dërguan nga Qeveria e Kosovës dhe u mbështeten me mbi 1 milion euro, prandaj ka kërkuar që të ndihmohen këta të diplomuar.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme është diskutuar për ndryshimin e Ligjit për kontrollin e kufijve.