Ballina Lajmet Kosovë Selimi: Shpëtuam territorin dhe ndarjen e Kosovës

Selimi: Shpëtuam territorin dhe ndarjen e Kosovës

Me rrëzimin e qeverisë përmes mocionit të mos besimit, sipas anëtarit të kryesisë së Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është shpëtuar territori i Kosovës dhe ndarja e vendit.

Ai ka thënë që opozita e organizuar mirë ka arritur të ndaloj dy projekte të këqija, duke iu referuar marrëveshjes për demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

“Këto dy projekte të këqija kemi arrit që t’i ndalim, por duke qenë e njëjta qeveri, e kemi pas të qartë që këto projekte e kanë një gardian. Kështu që dje nuk patëm vetëm rënien e qeverisë, por edhe rënien e demarkacionit dhe ‘Zajendicës’” ka thënë Selimi në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.

Ndërsa sa i përket akuzave dhe kundërakuzave gjatë seancës të së mërkurës, Selimi ka thënë që LDK e PDK i thanë njëra tjetrës atë që opozita u kishte thënë më parë.

“Ajo çka ndodhi dje në parlamentin e Kosovës ka qenë një konfirmim për atë çka ne e kemi thënë për partnerët, vetëm se ia thanë njeri tjetrit”, deklaroi Rexhep Selimi, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version