Selimi reagon ashpër pas arrestimit të vëllait

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, Ramadanit, bërë gjatë ditës së sotme.

“Po duket se hakmarrja filloi. Ta shohim deri ku po shkojnë me montime rastesh sikur ky qe po e shoh ne media.  E kam pritur…”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, sipas policisë, Ramadan Selimi kishte grushtuar një polic në mbrëmjen e 2 marsit, rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje e urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka treguar Ahmeti.

Ndryshe, muajin e kaluar, vëllai tjetër i Rexhep Selimit, Islami, ishte plagosur pas një mosmarrëveshje në Komoran të Drenasit./Telegrafi/