Koalicioni Aleanca për Shqiptarët tubimin përmbyllës e mbajti në qendër të Gostivarit. Kreu i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Ziadin Sela, para banorëve të Gostivarit tha se tani është momenti kur duhet të bëhet ndryshim në proceset politike dhe kjo bëhet nëse qytetarët dalin sa më masovikisht për votim të dielën. Sela duke iu drejtuar rinisë shqiptare tha që në botë rinia është ajo e cila i ka bërë ndryshimet e mëdha politike, rinia është ajo që ka rrëzuar regjime, që ka rrëzuar diktatorë dhe mbretëri. Sot, shtoi më tutje Sela është koha për të menduar, vepruar dhe votuar ndryshe. Ndërsa, Vesel Memedi nga RDK shfrytëzoi rastin që në këtë tubim t’i falenderoj të gjithë simpatizuesit e LR PDSH-së, Unitetit dhe RDK-së që i kanë mbështetur vazhdimisht, raporton SHENJA.
“Këto na kanë thënë ecni përpara sepse ne ju qëndrojmë besnik, ndërsa disa të tjerë që ikën dhe u bënë refugjatë në një parti tjertër politike ne u dëshirijmë sukses në çdo parti poltike që kanë aderuar. Gjithashtu falenderoj diasporën shqëiptare që ka qenë fascinante gjatë kësaj periudhe kohore”, deklaroi Vesel Memedi nga koalicioni ‘Aleanca për shqiptarët’. /SHENJA/