Sekuestrohet një armë në Banjskë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një shtëpi në Banjskë të Zveçanit të shtunën është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit Karabinë e kalibrit 7.9 mm.

Pronari i shtëpisë është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Banjskë, Zveçan / 19.10.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Karabinë e kalibrit 7.9 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë”, thuhet në raportin e Policisë.