Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.
I dyshuari, vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që ndaj tij është iniciuar vepra penale “posedim i paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale”.
“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në një shtëpi në rrugën “Skenderbeu” është zhvilluar një operacion ku është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit janë gjetë dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike ( 132,89 gram marihuanë), peshore etj. Ndaj personit të dyshuar, është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.