Ballina Lajmet Kosovë Sekuestrohen 700 paketa me cigare, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Sekuestrohen 700 paketa me cigare, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Policia e Kosovës dhe Dogana ka bërë të ditur se në magjistralen Kamenicë – Gjilan të mërkurën ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit në të janë gjetur 700 paketa me cigare me banderola të Serbisë.

Sipas njoftimit të policisë, vetura e ndalur ka qenë më targa serbe.

“Policia e Kosovës, më saktë njësitet e Task-Forcës -Lindje (Doganën e Kosovës dhe Policia e Kosovës), në zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren në brezin kufitar RKS-SRB.

Më 29.01.2025 njësitet e lartcekura pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave kufitare të rregullta, në magjistralen Kamenicë-Gjilan kanë ndaluar një automjet për kontrollim.

Pas ndalimit të automjetit të dyshuar me targa serbe të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, gjatë kontrollit janë gjetur mallrat/cigare (700 paketa) me banderola të Serbisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version