Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës

50 fishekë janë gjetur në valixhen e një personi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në raportin e Policisë thuhet se municioni është sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.