Sekuestrohen 15 tonë kanabis në Shqipëri

Policia e Shtetit ka zhvilluar një Megaoperacion antidrogë në të gjithë vendin, ku forca të shumta policia kanë ushtuar kontrolle të shumtë në disa zone ku dyshohej për lëndë narkotike.

Operacioni në fjalë është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, ku për të ndihmuar policitë lokale nëpër qarqe janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjatë këtij aksioni të madh policor, vetëm gjatë ore të vona të ditës së djeshme është bërë e mundur sekuestrimi i më shumë se 15 ton kanabis sativa.

Sasi në fjalë është zbuluar në Vlorë dhe në Kavajë, përkatësisht rreth 15 ton dhe disa armë zjarri në dy banesa në fshatin Llakatund në Vlorë, si dhe 700 kg në dy makina që po udhëtonin nga në rrugën që lidh fshatrat Hajdaraj dhe Bago në Kavajë.

Po ashtu, blutë kanë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se posedonin lëndë narkotike.

Ndërsa, përmes një njoftimi për mediat, policia bën me dije se operacioni është në zhvillim e sipër, dhe forcat policore janë në aksion në Vlorë , Tiranë, Kavajë, Përmet , Lezhë, Elbasan,  Shkodër, Krujë, Kukës etj.

Në krye të këtij operacion është vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.