Sekreti i ngjyrës portokalli tek macet

U zbulua pas 60 vitesh kërkime, është rezultat i një mutacioni në ADN

Ngjyra portokalli e maceve është rezultat i një mutacioni. Është zbuluar pas 60 vite kërkimesh dhe bëhet fjalë për humbjen e një segmenti të ADN në kromozomin X, që gjithashtu influencon mbi një gen.

Ky gen është 13 herë më i lartë sesa norma tek macet me këtë ngjyrë në pellushin e tyre. Dhe kjo është vërejtur në mbi 260 gjenoma të maceve nga e gjithë bota. Gjithashtu fakti që ky mutacion ndodh mbi kromozomin X, shpjegon pse shumica e kafshëve me këtë ngjyrë portokalli janë maçokë.

Konkluzioni është arritur nga dy kërkime shkencore, që kanë arritur në të njëjtin rezultat, Standford University në Californi dhe Kuyshu University në Japoni.