Gratë janë përpjekur të duken bukur qysh nga kohërat e lashta.
Më poshtë ju sjellim disa nga sekretet që janë treguar të suksesshme qysh para shumë shekujsh, e në fakt akoma vazhdojnë të jenë shumë të dobishme, transmeton Klan Kosova.
Vaji i ullirit
Në antikitet, ky produket konsideroht si “ar” dhe në fakt edhe sot përdoret në shumë kremëra të flokëve dhe fytyrës, ashtu si edhe në shampo dhe balsame.
Banjot e gjata
Gratë në Romën antike kanë kaluar shumë kohë në vaska, duke shfrytëzuar kohën edhe për muhabete mes tyre.
Masazha
Masazhat kanë qenë gjithmonë diçka që gratë e kanë dëshiruar, madje kur masazhet janë bërë edhe me aroma dhe vajëra të ndryshme ishte një ëndërr e bërë realitet.
Depilimi me sheqer
Askush nuk e di se e kujt ishte ideja që të përdoret sheqeri për depilim, por dihet se kjo ide daton qysh para shumë shekujsh.
Kremi me lule kaçe
Kremi me lule kaçe e bën lëkurën e butë dhe të shkëlqyeshme.
Maskat me mjaltë
Mjalti ka disa veti që njihen se kanë shumë efekt në bukurinë e grave.
Maskat me vezë
Janë disa receta që në thelb kanë vezët, maskat me vezë i bëjnë flokët e shkëlqyeshme dhe më të shëndosha.
Gjethet e lakrës
Ky truk është përdorur nga nënat që japin gji për qindra vjet. Lakra lehtëson dhimbjet dhe inflamacionet kur vendoset drejtpërdrejtë në lëkurë.