Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit.
Ai u bën thirrje të dyja palëve që menjëherë t’i kthehen armëpushimit, bëri të ditur këtë të diel zëdhënësi i tij Stephane Dujarric.
Këto veprime rrezikojnë si popullin e Libanit ashtu edhe popullin e Izraelit dhe kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, tha zëdhënësi në një deklaratë. /abcnews