Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sekretari britanik i jashtëm shpreh optimizëm për marrëveshjen e mundshme të Ga’zës

Sekretari britanik i jashtëm shpreh optimizëm për marrëveshjen e mundshme të Ga’zës

Sekretari britanik i jashtëm, David Lammy, lidhur me negociatat mbi Rripin e Gazës ka deklaruar se është i kënaqur që dita e parë e bisedimeve në Doha ka shkuar mirë, duke shprehur shpresën se palët mund të jenë në “prag të një marrëveshje”, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media në Kuds, Lammy theksoi se “tani është koha” për një marrëveshje në Gaza.

“Jam i kënaqur që raportet nga Katari sugjerojnë se dita e parë e bisedimeve për pengjet ka shkuar mirë dhe ka qenë e rëndësishme të dëgjojmë nga ministrat këtu në Izrael se ne jemi në prag të një marrëveshje”, tha ai.

Duke theksuar se kaq shumë njerëz janë vrarë në të gjithë rajonin që nga 7 tetori, sekretari britanik tha se është koha për një marrëveshje që ata pengje të lirohen, të hyjnë ndihmat dhe të ndalen luftimet.

Negociatat vendimtare të armëpushimit janë duke u zhvilluar në Doha të Katarit, me qëllim arritjen e një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit.

Hamasi ka refuzuar të marrë pjesë në këto bisedime, duke kërkuar që Tel Avivi t’i përmbahet marrëveshjeve të arritura në muajin korrik, të cilat sipas mediave izraelite në fillim u pranuan nga Hamasi dhe u mbështetën nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagimin ndërkombëtar për ofensivën e vazhdueshme në Gaza.

Ofensiva e vazhdueshme izraelite kundër Rripit të Gazës që nga 8 tetori ka vrarë të paktën 40 mijë palestinezë. Mbi 10 muaj nga lufta izraelite, pjesë të mëdha të Gazës mbeten në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Exit mobile version