Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sekretari amerikan i shtetit flet për bëmat e ISIS-it

Sekretari amerikan i shtetit flet për bëmat e ISIS-it

ISIS është një nga kërcënimet më të mëdha për lirinë fetare në mbarë botën, tha sekretari  amerikan i shtetit Rex Tillerson në raportin vjetor të lirisë fetare të Departamentit të Shtetit.

“ISIS është padyshim përgjegjës për gjenocid kundër jezidëve, të krishterëve dhe shiitëve në zonat ku kontrollon kjo organizatë terroriste,” shkroi Tillerson në parathënien e raportit. “ISIS është gjithashtu përgjegjëse për krimet kundër njerëzimit dhe pastrimin etnik të drejtuar në këto grupe, por edhe kundër myslimanëve sunitë, kurdëve dhe pakicave të tjera”.

Tillerson shtoi se ISIS vazhdon të targetoj besimtarët duke i përdhunuar, rrëmbyer, skllavëruar dhe vrarë, duke thënë se mbrojtja e viktimave është një përparësi e të drejtave të njeriut për Administratën Trump.

“Ku liria fetare nuk është e mbrojtur, paqëndrueshmëria, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe ekstremizmi i dhunshëm kanë mundësi më të madhe për të marrë hov, tha Tillerson.

Raporti kritikoi Kinën, Iranin, Arabinë Saudite dhe vende të tjera për atë që raporti thotë se kishin dështuar për të mbrojtur të drejtat e pakicave fetare. /MESAZHI/

Exit mobile version