Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti sot në kryeqytetin turk, Ankara, për t’u takuar me ministrin e Jashtëm të Türkiyes, Hakan Fidan, raporton Anadolu.
Blinken u prit në aeroport nga ambasadori Ahmet Cemil Miroğlu, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Protokollit të Ministrisë së Jashtme turke; Michael Goldman, i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-së në Ankara; dhe disa zyrtarë të tjerë.
Blinken, i cili vizitoi Jordaninë përpara se të mbërrinte në Türkiye, pritet të takohet të premten me ministrin Fidan.
Vizita e Blinkenit pritet të fokusohet në procesin e tranzicionit pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit në Siri dhe në procesin politik të vendit, si dhe një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Gaza, sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
Fidan dhe homologu i tij amerikan Blinken diskutuan me telefon mbi zhvillimet e fundit në Siri më 7 dhe 10 dhjetor.