Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sekretari amerikan i mbrojtjes pret në takim në Pentagon shefin e NATO-s

Sekretari amerikan i mbrojtjes pret në takim në Pentagon shefin e NATO-s

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka pritur në takim në Pentagon sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, transmeton Anadolu.

Hegseth mbajti një kordon nderi për shefin e NATO-s në Pentagon, por deri më tani nuk është zbuluar ndonjë informacion në lidhje me takimin me dyer të mbyllura.

Rutte falënderoi shefin e mbrojtjes së SHBA-së për “pritjen e ngrohtë dhe diskutimin e mirë se si të sigurohet një NATO më e fuqishme dhe më e drejtë”.

“Evropa dhe Kanadaja po rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe të gjithë po punojmë për të rritur kapacitetin e prodhimit”, shkroi Rutte në rrjetet sociale.

SHBA-ja ka kërkuar nga aleatët e saj në NATO të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Rutte qëndron në Washington për t’u takuar me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, Hegseth-in dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz.

Exit mobile version