Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Matis tha sot se besojnë se lideri i organizatës terroriste ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi është ende gjallë.
Në fillim të muajit korrik, grupi me bazë në Londër, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se kishin informata të konfirmuara se Al-Baghdadi ishte vrarë, por zyrtarët perëndimorë dhe irakianë ishin skeptikë ndaj kësaj informate, raporton Reuters.
Dyshimet e para i kishte hedhur Matis, i cili kishte thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova se Al-Baghdadi është vrarë.