Kancelari i ri konservator, Sebastian Kurz njoftoi se kërkon të thellojë marrëdhëniet dypalëshe mes Austrisë dhe Izraelit, ku qeveria bëri të ditur se nuk do të ketë në këtë fazë kontakte të drejtpërdrejta me ministra të partisë së ekstremit të djathtë FPÖ pjesë e koalicionit qeverisës në Vjenë.
“Është qartësisht e njoftuar në programin tonë të qeverisë se ne dëshirojmë të thellojmë marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin”, shkruan Kurz në një postim në Twitter, pas takimit me ambasadoren e Izraelit në Austri, në ditën e parë të mandatit të tij.
Kurz i besoi partisë së lirisë së Austrisë (FPÖ, ekstremi i djathtë) gjashtë portofole, përfshirë atë të Brendshëm, të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, në kabinetin me 13 ministra që morën të hënën detyrën.
Qeveria izraelite bëri të ditur se kryeministri Benjamin Netanyahu është në kontakt të drejtpërdrejtë me liderin austriak, kreun e partisë kristian-demokrate (ÖVP), megjithëse për momentin Izraeli do të mbajë marrëdhënie pune në nivel të zyrtarëve të lartë me Ministritë e drejtuara nga një ministër i FPÖ”./