Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të mbajë të hënën një seancë urgjente me qëllim të uljes së tensioneve në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).Mbledhja është thirrur me kërkesë të Suedisë, Francës dhe Egjiptit, konfirmoi në rrjetet sociale i dërguari i Përhershëm i Suedisë në KS-OKB, Olof Skoog.Qëllimi i seancës është gjetja e një zgjidhjeje për situatën në Jerusalem.
Kriza u përshkallëzua të premten në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967 namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër.
Nga e premtja deri të hënën banorët lokal muslimanë nuk mundën të hyjnë në kompleksin Al-Aksa, ndërsa më vonë policia izraelite vendosi pika kontrolli shtesë me detektorë të metalit. Për këto arsye, palestinezët refuzojnë të hyjnë në kompleksin e xhamisë dhe namazet i kryejnë në rrugë./Mesazhi/