Kuvendi i Kosovës sot do të organizojë seancë solemne me rastin e ardhjes në Kosovë të ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson.
Në seancë Johnson do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e cila do të fillojë në ora 10:40.
Johnson do të merr pjesë edhe në lansimin e projektit “Përkrahje për zhvillimin e partive politike të Kosovës”.