Me 18 nëntor do të mbahet seanca statusore në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit
Gjykata Speciale në kalendarin e 18 nëntorit e ka caktuar seancën statusore për këtë rast, duke filluar nga ora 11:00.
Ndërkohë, katër eprorët e UÇK-së janë paraqitur këtë javë për herë të parë para Gjykatës Speciale. Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime lufte.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.