Konferenca e parë statusore në rastin kundër katër anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pritet të mbahet këtë të mërkurë.
Më 18 nëntor, ora 11:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të paraqiten katër figura të rëndësishme të UÇK-së.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka ftuar Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe avokatët e tyre mbrojtës që të marrin pjesë në konferencën statusore.
Në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulla 96, thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thirr një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi u paraqitën para Gjykatës Speciale javën e kaluar,ku iu lexuan edhe aktakuzat me të cilat ngarkohen, ku më pas të gjithë u deklaruan të pafajshëm.Ata akuzohen për krime lufte, ndërsa nga Kosova drejt Hagës udhëtuan me 5 nëntor.