Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot në orën 15:00.
Ndërkohë, si pikë e veçantë e rendit të ditës në këtë seancë do të jetë Projektligji për Trepçën.
Projektligji për Trepçën është proceduar të mërkurën nga Qeveria ndërsa kundër këtij projektligji janë shprehur ministrat dhe deputetët e Listës serbe.
Ndryshe, as në seancën e radhës, nuk është në rend dite shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin konsiderohet interes publik lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë ‘Envidity Energy Kosova LLC’ dhe shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem, të cilat dhe në seancën e radhës u hoqën nga rendi i ditës, me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit.