Seanca për votimin e Qeverisë Hoti nesër në orën 11:00, LDK-ja thotë se i ka votat

Nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë së re, në krye me Avdullah Hotin.

Lajmin e konfirmoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të Lidhje Demokratike kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e Qeverisë së re”, është shprehur Gashi.

Sipas Gashit, LDK-ja i ka të gjitha votat të konfirmuara.

Për çështjen e Nismës dhe emrave të mundur të ministrave, Gashi s’ka dashur të komentojë.